Duke ëndërruar Anglinë, shqiptarët mbajnë numrin më të lartë të emigrantëve ilegalë në Holandë

Shqiptarët gjithnjë e më shumë po kërkojnë largimin drejt vendeve të BE por një numër i madh zgjedhin si destinacion Anglinë.

Nga sa raportojnë autoritetet holandeze, prej 1371 të arrestuarve, 897 janë shqiptarë, të cilët megjithëse mund të udhëtojnë lirshëm në Holandë, kanë nevojë për vizë për të hyrë në Angli, ku shpresojnë të gjejnë punë dhe zgjedhin si rrugë kalimi ilegal vetndin e tulipanëve.

Media holandeze “Mag.nl” shkruan se policia dhe milicia ushtarake në portin e Roterdamit kanë arrestuar shumë persona në portin e Roterdamit. Në bilancin e bërë nga autoritetet holandeze, rezulton se shumica e të kapurve janë shqiptarë.
Nga numri total i të arestuarve për tentativën e kalimit të paligjshëm të kufirit, shqiptarët zenë masën 65% të arrestimeve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT