‘Fotot e çmendura’: Pamjet nga Shqipëria bëjnë xhiron e botës

Protesta e djeshme e opozitës shqiptare ka pushtuar faqet e para të mediave ndërkombëtare.Pamjet e tymit në Kuvend janë shpërndarë me shpejtësi nga agjencitë kryesore si AP, AFP, EPA dhe Reuters.“Të tilla pamje i sheh vetëm në stadium ose në betejat e rrugës,” shkruan gazeta më e madhe në Europë, Bild.Sipas gazetës, të tilla “foto të çmendura vijnë nga Shqipëria”.Gazeta shkruan se opozita tentoi të bllokonte votimin e kryeprokurorit, por pa sukses.Bild shkruan se Shqipëria po shpreson që të nisë negociatat me Bashkimin Europian.Reforma në drejtësi ka rëndësi të madhe për hapjen e negociatave.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT