Dëborë në veri e përmbytje në jug, Shqipëria drejt një kolapsi fatal
Prej disa ditësh Shqipëria vazhdon të jetë në kaos e shkak për këtë është moti i keq që ka përfshirë vendin.Shqipëria qëndrore dhe jugore është përfshirë nga përmbytjet ndërsa në veri kanë nisur reshjet e dendura të dëborës. Mësohet se 1500 banorë në fshatrat Selo, Klishar dhe tre fshatra të tjerë në zonën e Dropullit në Gjirokastër kanë mbetur të izoluar.Reshjet e dendura kanë shkaktuar shembjen e shtatë urave që lidhnin këto fshatra me qytetin, duke e bërë tashmë të pamundur lëvizjen e tyre. Banorët janë të izoluar edhe për faktin se në këto fshatra mungon energjia elektrike, duke bërë që ata të mos kenë as mjete komunikimi, ndërsa vuajnë edhe mungesën e ujit të pijshëm. Ashtu si në të gjithë vendin edhe furnizimet me ushqime kanë pasur banorë të këtyre zonave.