Dacic i frikësuar për njohjet e Kosovës: Shqiptarët kanë përkrahjen e Perëndimit, Xhamajka nën presion

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, ka folur rreth lajmin për njohjen e Kosovës nga Xhamajka duke thënë se autoritetet atje i kanë thënë se nuk e kanë njohur Kosovën, ndërsa është shprehur i shqetësuar me përkrahjen e Përëndimit që po i jep Kosovës

Ministri serb ka thënë se vet fakti që në falënderimet që kanë bërë liderët kosovarë për këtë njohje kanë përmendur Eliot Engel tregon që Kosova e ka përkrahjen e Perëndimit.

Falënderimet që kanë bërë liderët kosovarë për këtë njohje ku kanë përmendur Eliot Engel tregon që Kosova e ka përkrahjen e Perëndimit dhe se askush nuk ka të drejtë t’i kërkojë Serbisë ta ndalë fushatën e saj kundër njohjeve. Sido që të jetë, a e kanë dhënë lajmin herët apo jo, kjo tregon se Xhamajka është nën presion”, ka thënë Dacic për ‘RTS’ .

Kujtojmë, që mbrëmë u raportuar se Xhamjka ka njohur Kosovën, ndërsa këtë lajm e demantoi sot ministrja e jashtme e këtij vendi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT