“7×7 bëjnë 42”, Krytari opozitës Basha nuk di tabelën e shumëzimit (VIDEO)

Edhe pse buxheti 2018 është kryefjala e kësaj seance parlamentare, debati është kthyer në një sfidë mes kryeministrit Edi Ramës dhe kreut të PD-së, Lulzim Bashës.Ky i fundit ka dalë në foltore menjëherë pas fjalës së Ramës për të replikuar ndaj sfidës që ju bë. Më parë, Rama i kërkoi Bashës që të dilte e t’i vërtetonte 400 milionë eurot për impiantin e përpunimit të mbetjeve.Nëse Basha do e vërtetonte shumën Rama tha se do të jepte dorëheqjen. Në rast të kundërt, Basha duhet të linte postin menjëherë.Por kryetari i PD, Lulzim Basha është ngatërruar teksa llogariste disa shifra për tre projektet e inceneratorëve për të cilët, sipas tij, qeveria do paguajë 400 milionë euro, ndërsa përfituesi sipas tij është një person i vetëm.Duke llogaritur shifrat, Basha bëri një lapsus kur iu desh të shumëzonte 7 x 7, kur tha se bëjnë 42, në vend të 49. “Për 7 vjet, nga 7 milionë dollarë, 7 x 7 janë 42 milionë”, tha Basha, ndërsa salla e Kuvendit u përfshi nga të qeshurat. Por kreu i PD u ngatërrua edhe në mbledhjen e shumave. “49 + 36 bëjnë 95”, tha Basha, në një kohë kur bëjnë 85.Deputetët e PS u përfshinë nga të qeshurat ndërsa Basha u ndje jo pak në siklet. “U shkritë ju, u shkritë, se për ju janë patate këto”, iu drejtua Basha deputetëve të PS të cilët qeshnin vazhdimisht.

ZgjohuShqiptar.info © 2017 Te gjitha te drejtat e rezervuara

Back to top button
LAJMET E FUNDIT