REPLIKAT/ Basha akuza për inceneratorët, përgjigjet Rama: Nëse janë 400 mln euro jap dorëheqjen. Ja përplasja e plotë në Kuvend(VIDEO)
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të kreut të opozitës në lidheje me inceneratorët e përpunimit të mbetjeve në Elbasan dhe Fier.Nga foltorja e Kuvendit Rama bëri një deklaratë të fortë duke thënë se nëse janë shpenzuar 400 milionë euro për këto inceneratorë un jap mënjëherë dorëheqjen.“Unë nuk jam si ata por mësoj cdo ditë dhe e vë në jetë se ju jeni si ishin kundërshtarët e tyre në atë kohë që si i quante im zoti i madh, gdhë, gdhë, gdhë, tani gënjeshtar ti apo unë?Ok, nëse janë 400 mln euro unë jap dorëheqjen, ti e jep dorëheqjen, coje kokën, nëse janë aq unë jap dorëheqjen, publikisht le ta marrin ta analizojnë analistët deri të fund të kazanit dhe të nxjerrin në ballë të kazanit dhe po doli kaq unë jap dorëheqjen ti u fut një te qeshmë dhe vazhdon me tënden” tha Rama.Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryedemokratit i cili nga foltorja e Kuvendit bëri përllogaritjen e shifrave.Siç shihet dhe në pamje, gjatë llogarisë ai u ngatërrua disa herë teksa shumëzonte.“Ja ku e ke këtu, 228 milionë është totali i tre kontratave. Për këto zotrote ke planifikuar këtu: Ndërtimi, operimi dhe transferimi i inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë së Tiranës, kohëzgjatja 7 vjet 2015-2022, kosto vjetore 752 e 770, pra 7 vjet nga 7 milion, pra euro, dakord po e marrim dollarë. 7 herë 7 bëjnë 42, më fal 49 se pashë gjashtën.Ndërtimi, operimi, transferimi i inceneratorit për përpunimin e mbetjeve urbane të Bashkisë së Fierit: 6 herë gjashtë 36, 49 plus 36 bëjnë 95, bëjnë 85 s’ka rëndësi.
U shkritë ju u shkritë se për ju janë patate këto. 85 milion i ke tek këto të dyja. 2018-2047 1 miliardë lekë të reja, 10 milionë po ti marr, herë 30 bëjnë 300. Të kërkoj ndjese se s’qenkan 400, por 385 milionë dollarë, jo euro, po të ul dhe kursin e këmbimit, pra janë 350 milionë”, shprehet Basha.E pasi llogaritë nuk i dolën, kryedemokrati kërkoi ndjesë me ironi, duke shtuar:“Do zhvasësh 50 milionë më pak, të kërkoj ndjesë që të akuzova që po bëhesh gati që me një kompani të vetme, me një person bën tre projekte dhe ju merr 350 milion euro dhe jo 400 milionë euro shqiptarëve”, tha ai. (TemA)
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://connect.facebook.net/fr_FR/sdk.js#xfbml=1&version=v2.11’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs);}(document, ‘script’, ‘facebook-jssdk’));
ERTV Live 😀: Sot në KuvendPublié par Edi Rama sur jeudi 30 novembre 2017