Kosova përkujton 5-vjetorin e vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova

Pesë vjetori i vdekjes së Presidentit historik të Kosovës dhe kryetarit shumëvjeçar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), do të shënohet me disa aktivitete.
“Të premten, më 21 janar 2011, Lidhja Demokratike e Kosovës, mban akademi përkujtimore, në pesë vjetorin e vdekjes së themeluesit të saj dhe udhëheqësit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova. Akademia mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë dhe fillon në orën 10:30”, thuhet në një njoftim të LDK-së.
Gjithashtu njoftohet se, në orën 13:00, në Amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, do të mbahet një aktivitet letrar, me temë Veprën kulturore e letrare të dr. Ibrahim Rugovës.
Ndërkaq, siç mësohet, nën përkujdesjen e Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, po të premten në orën 12.00, në Teatrin Kombëtar mbahet një tjetër akademi përkujtimore kushtuar Ibrahim Rugovës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT