“1 milion dollarë për lobing”, Basha i përgjigjet Ballës: Ju tregoj ajzbergun e zi në Rumani (VIDEO)
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka adresuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.Më herët ky i fundit i kërkoi llogari Bashës lidhur me paratë e investuara në kompanitë e lobimit të cilat nuk janë regjistruar në KQZ.
Edi Rama bën mirë të pyesë Drejtorin e tij të Policisë se ç’ka bërë Balla një muaj më parë me një nga të akuzuarit zyrtarisht nga Prokuroria e Elbasanit në Rumani. Kjo është maja e ajsbergut të zi për axhendën e vet politike. PD ka deklaruar në KQZ çdo shpenzim sipas ligjit. Balla tha se do të më kallëzojë të hënën në Prokurori. I thashë të mos presë të hënën, por ta çojë që sot në prokurori. T’ia çojë edhe FBI-së në Ministrinë e Brendshme.PD nuk ka asgjë për të fshehur.Njeriu që fsheh milionat, miliardat e zeza të parave të krimit është vetë Edi Rama. Është shenjë e dëshpërimit dhe panikut, që Rama fshihet pas një njeriu që duhet të ishte dhe me siguri është nën hetim pë pastrim parash,” tha Basha.(TemA)