Shkelën shtetrrethimin, arrestohen 50 persona në Tiranë

Policia ka arrestuar 50 drejtues mjetesh, të cilat kanë thyer rregullat e përcaktuara nga qeveria për shtetrrethimin.

Raportohet se ata kanë lëvizur me makina, duke theksuar se nuk ishin në dijeni të këtij vendimi.

Policia sqaron se ndaj tyre do merren masat disiplinore gjobë dhe t’ju hiqet patenta.

Mëngjesin e sotëm qytetet kryesore në vend ishin të boshatisura për shkak të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Por, ndërsa pjesa më e madhe e drejtuesve të mjeteve i kanë zbatuar masat, ka pasur edhe një numër të vogël që i kanë shkelur ato.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT