Rama: Ca delenxhinj mendorë i dhanë gojës kundër Skënderbeut, por s’maten dot as me k**et e kalit të tij
Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer disa replika me komentuesit në Facebook.
Në një koment, Rama ka folur për herë të parë edhe për debatin e ‘mbulimit’ të Skënderbeut gjatë faljes së Bajramit një javë më parë në Tiranë.
Rama i cilëson si delenxhinj që i kanë dhënë gojës këto ditë, ata që u përfshinë në këtë debat.
“Sa për atë ‘Skënderin’, ti dhe ca delenxhinj mendorë që i kanë dhënë gojës këto ditë kundër tij, s’meteni dot as me at odd e kalit të tij lum miku, prandaj shko një vrap në një lavazh makinash e futi një ujë me presion gojës hë xhan”, shkruan Rama komentuesit, që i shkruante kryeministrit në faqen e tij në FB.