PD e vë të tretin në listën e Vlorës para Dash Tahirit, Dule bredh me flamur grek në gjoks
Pak vite pasi Partia Socialiste arriti të nxirrte fitues Jorgo Goron dhe të merrte Bashkinë e Himarës nga kthetrat greke të Omonia-s së Vasil Bollanos e Vangjel Dules, duket se Partia Demokratike ka vendosur të bëjë eksperimentin më të keq të mundshëm.
Vlonjatët, himariotët, sarandiotët, delviniotët po ftohen nga Lulzim Basha të hedhin votën tek subjekti Partia Demokratike për të zgjedhur deputet kryetarin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut Vangjel Dule
E vetmja zgjidhje mbetet që banorët e Qarkut të Vlorës, pavarësisht të djathtë apo të majtë, të mos çojnë votat tek Partia Demokratike për ti bërë të mundur dështimin Vangjel Dules dhe moszgjedhjen e tij deputet.
Duke qenë se Vangjel Dule është i treti në listën e Partisë Demokratike vetëm një refuzim në masë i demokratëve për të çuar votat tek Dule i flamurit grek do ta linte atë jashtë Kuvendit duke i bërë një nder Vlorës dhe dhënë një mësim Lulzim Bashës