Mos-hapja e negociatave/ “Faji” i BE dhe “merita” jonë

Vendimi për mos-hapjen e negociatave tetorin e kaluar u pa me mjaft skepticizëm në fakt nga qeveria shqiptare, e cila u shpreh se ajo ka bërë mjaftueshëm por tanimë është “faji” i BE për këtë vendim.
Siç edhe deklaroi më pas Kryeministri dhe zyrtarë të qeverisë u tha që vendimi për moshapje të negociatave erdhi si rezultat i brendshëm i BE, dhe jo si pasojë e mos përmbushjes së kushteve nga qeveria.
Në fakt të paktën disa shtete antare te BE-së shpreheshin ndryshe. Kjo u vërtetua edhe me vendimin e Bundestagut gjerman që nxori për Shqipërinë “9 kushtet”. Sërish qeveria është e vendosur për të mos pranuar asnjë faj, përveçse merita.
Madje këtë artikuloi edhe sot kreu i grupit parlamentar të PS-së gjatë zhvillimit të “Konferencës për Integrimin Evropian” i cili tha se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet për hapjen e negociatave dhe se tashmë “faji” është i BE-së