Gjëmën nuk e bën mishi i Brazilit, por “bio-t” e katundarëve. Ja pse!
Shkrimi i gazetarit Mentor Kikia “Në djall koalicioni dhe zgjedhjet, ata po na vrasin”, ngjalli shume reagime, dhe me të drejtë. Gazetari kritikonte qasjen tonë ndaj politikës duke harruar ndërkohë sigurinë ushqimore.
Ka reaguar pas këtij shkrimi edhe një ndër specialistët e çertifikimeve cilësore. Elvis Pazaj ka studiuar në Itali dhe është përfaqësues për Shqipërinë i gjigandit gjerman të çertifikimeve cilësore dhe profesionalë “TUV Nord Group”.
Ja çfarë shkruan ai:
Nganjehere eshte mire te informohemi perpara alarmit. Aq me teper kur e jep nje gazetar si Kikia.
Jam dakord qe shqiptaret po budallepsen nga politika. Kete nuk e luan topi. Por duke qene se jam i informuar lutem me lejoni disa opinione:
1- Hormonet e frutave mund te perbejne ulje te shijes dhe vlerave ushqyese, por eshte shume pak probabile te shkaktojne deme ne shendet. Me shume kujdes i duhet dhene pesticideve (shume hormone dhe kimikate jane ne to). Do te ishte mire qe fruta-perimet të shpëlahen per nje kohe te gjate përpara konsumimit.
Rekordin e hormoneve e mban kungulli dhe patatja. Ne fakt me delikate jane produktet “bio” te fshatarëve, qe në 80% të rasteve ujiten dhe plehërohen me fekalet e shtepise qe jane plot me kimikate. Fekalet transmetojnë hepatitin. Sot 70% e shqiptareve eshte me hepatit. Per kete rekomandohet sode ne larjen e fruta-perimeve.
2- Hormonet ne mish jane te ndaluara, por jo antibiotikët. Perdoren kudo dhe problemi jone eshte i njejte me ate te BE. Mishi yne me te vertete vjen nga Brazili, por kalon nga tregtaret italiane dhe kontrollohet si per tregun italian, sepse ne jemi aq treg i vogel saqe Brazili apo Argjentina nuk marrin parasysh që të prodhojnë vetëm për ne. Madje sa per dijeni eshte ai mish me i kontrolluari. Ky “taze” i vendit mund te kete baktere e krimba e nuk e kontrollon njeri.
3- Sa i perket qumeshtit pluhur, eshte i prodhuar nga qumeshti i lengët i pasterizuar.
Problemi i bulmetit (vec higjenes) eshte perdorimi i niseshtes qe perben vjedhje, por jo rrezik. Fare mire ne dyqan mund te gjeni edhe veze pluhur, qe jane shume me te pastra se vezet e pista plot me salmonele te fshatarëve.
Per te folur per miellin, eshte alarm i dikujt qe deri dje kishte monopolin dhe sot shikon aktore te tjere ne treg. Perqindja e proteinave eshte e njejte me ate te lejuar ne BE.
4- Vera eshte pak me e shtrenjte se Rrushi? Fenomen i njohur. Hyni ne nje “Discount” ne Itali dhe do te shikoni te njejtin fenomen.
5- Sa per qoftet e sallamin jam dakord. Por kush mund te me thote qe wursteli i prodhuar ne Austri dhe me cmime te krahasueshme me Shqiperine nuk ka te njejtat kimikate (edhe ca me shume)?
Sugjeroj informim qe te zgjedhim me të miren. Per ate qe pret qe ta “garantojne” te tjeret them se polemika eshte pretekst per debate pa baze shkencore.
AKU ka per detyre qe te garantoje ne kufijtë e ligjit, “per te tjerat eshte MasterCard”-thoshte nje reklame e vjeter. Pra sa ta mban xhepi produktin me diference ne cilesi.”/ZgjohuShqiptar.info