Zgjedhjet në Kavajë, burime: PD kishte në plan të digjte Bashkinë

Është zbuluar plani që Partia Demokratike do të ndiqte për të bojkotuar procesin e votimit në 7 maj në qytetin e Kavajës.

Burime për Report Tv bëjnë me dije PD kishte një plan për djegur Bashkinë e Kavajës.

Gjithashtu mësohet se simpatizantë të PD do të tërhiqnin në shesh “2 gishtat”, të cilat janë simbol i lirisë dhe demokracisë.

​Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpesh ka deklaruar i bindur nga çadra e protestës se nuk do të kishte një zgjedhje në Kavajë pa pjesëmarrjen e opozitës dhe mesa duket kjo për shkak të planit që kishin hartuar.

Po ky plan duket se nuk do të vihet në zbatim, duke qenë se kryeministri Rama gjatë një konference të jashtëzakonshme ka njoftuar që do të tërheqë kandidatin e PS si dhe do i kërkonte të njëjtën gjë dhe kandidatit të pavarur, që do të thotë se zgjedhjet e 7 majit janë drejt shtyrjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT