Dokumentet sekrete Wikileaks online.”SHBA, Sllovenisë: Një takim me Obamën nëse merrni një të burgosur nga Guantanamo”
Pazare për të zbrazur burgun e Guantanamos. Dokumentet e zbuluara në internet në Ëikileaks thonë se diplomatët amerikanë kanë bërë presion ndaj vendeve të huaja për të shpëndarë të burgosur të Guantanamos bazuar në një postulat të Departamentit të Shtetit “Le të bëjmë një marrëveshje”. Sllovenisë raportohet se i është ofruar dhënia e një të burgosuri nga Guantanamo në këmbim të një takimi me Presidentin Barack Obama ndërsa republikës së Kiribatit i janë ofruar shumë të majme miliona dollarësh për të marrë të burgosur me origjinë kinezë. Sipas këtyre dokumenteve thuhet se amerikanët i sugjeruan Belgjikës se nëse do të pranonte disa të burgosur nga Guantanamo do ta kishte më të lehtë dhe më pa kosto të rriste fuqinë e saj brenda Evropës.