Elektorati shqiptar i zhgënjyer nga politika në Maqedoni

Në radhët e shqiptarëve dita ditës po shtohet numri i të
papërcaktuarve politik dhe që në vazhdim e sipër po bojkotojnë
zgjedhjet.
Në Maqedoni vazhdon të shënojë rritje numri i qytetarëve të
papërcaktuar, që nuk dalin në zgjedhje dhe janë të zhgënjyer nga
politika ditore dhe partitë politike.
Shqetësimi dhe rënia drastike e numrit të votuesve është vërejtur
edhe tek partitë shqiptare, të cilat po përballen me këtë realitet.
Numri i atyre që po braktisin politikën apo që nuk dëshirojnë të
dëgjojnë fare është alarmant dhe se ky realitet po pranohet edhe në
taborret politike.

Rezultatet e anketës së fundit të  Instituti
për kërkimin e politikave dhe qeverisje të mirë, kanë nxjerrë na pah
shifra të cilat konsiderohen shqetësuese për apatinë e qytetarëve në
politikë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Sipas këtij sondazhi
rreth 60 për qind e elektoratit shqiptar është i papërcaktuar ose i
painteresuar për politikat e subjekteve politike. Vetëm rreth 40 për
qind e njerëzve kanë preferenca të qarta në subjekteve politike.

Përfaqësuesit
e organizatave joqeveritare  vlerësojnë se partitë politike duhet të
mendojnë seriozisht se çfarë t`i ofrojnë elektoratit shqiptarë, duke i
prekur problemet e tyre dhe jo duke u marrë me pamflete dhe oferta të
shkruara burokratike. Realiteti për numrin e madh që qytetarëve që
abstenojnë zgjedhjet është vlerësuar si shqetësues edhe nga bashkësia
ndërkombëtare

Nga Instituti për Studime Politike në Shkup,
theksojnë se armata e të papërcaktuarve tek shqiptarët është një dukuri e
rrezikshme, që me kujdes duhet të analizohet dhe të ketë sado pak një
zgjidhje.

Elektorati shqiptar i zhgënjyer nga politika ditore

Një pjesë e qytetarëve të anketuar tregojnë preferencat e tyre
politike, por një pjesë e madhe theksojnë se janë të zhgënjyer nga
gjitha ato oferta politike. S. R. nga Shkupi thekson se është i
zhgënjyer nga gjitha partitë politike, për shkak se ai gjithnjë ka
shpresuar se do të ndryshojnë gjërat, por më në fund vlerëson se ka
ngelur i zhgënjyer tejmase.

“Unë gjithnjë kam votuar, por së
fundi vështirë se do të dal. Nuk ka asnjë zgjidhje konkrete, por vetëm
mashtrim dhe si e shoh ky vend veç po shkon drejt izolimit. Nga ana
tjetër, edhe dobësia e partive politike shqiptare dhe lojaliteti ndaj
pushtetit maqedonas po tregon se duhet një qasje më ndryshe”, shton ai.


gjitha parametrat dhe analizat e përgjithshme flasin për një shqetësim
të madh që vjen nga gjithë ajo masë e të papërcaktuarve, që kanë humbur
shpresën tek politika ditore.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT