Berisha GARANTON kryeministrin Rama se protestat e PD-së do të asgjësojnë socialistët
Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me protestën e djeshme që u mbajt nga opozita para Kryeministrisë dhe pastaj u zhvendos në drejtim të Parlamentit.
Berisha vuri në fokus lëndimet që morën pjesëmarrësit nga protesta e djeshme duke nënvizuar këtu dhe bombat tymuese e gazin lotjsellës që u hodh në oborrin e selisë së PD-së.
Ndërsa më tej kryedemokrati garantoi se përmes protestave të opozitës do të arrihet asgjësimi i kryeministrit Rama dhe i Partisë Socialiste.
Fjala e Berishës: Dënoj gjuajtjen me seleksion të qytetarëve me bombola gazi, pas koke njërit prej tyre, në gjoks nënkryetarit të PD dhe deputetit të PD, Luçiano Boçi, dhe të tjerëve me mjete me gaz, me plumba gome, etj. Garantoj Edi Ramën se për të gjitha këto do jetë përgjegjës.
Por në përshkallëzimin e tyre të djeshëm në një akt urrejtje të papërmbajtur janë hedhur në oborrin e selisë së PD sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe bomba tymuese. Ky përbën një agresion të hapur ndaj selisë së PD dhe pluralizmit
Me këtë rast u kërkoj të gjitha degëve të bëjnë rikonjicionin e plotë të selive të PS në çdo rreth. Dhe garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do të sjellin sulme asgjësuese për selitë e partisë së krimit në të gjithë territorin e vendit. Ndaj dhe hiq dorë nga aventura dhe provokimi i ulët. Ne betejën e kemi me Edi Ramën si kryeministër i krimit, si kryetar i organizatës kriminale. Por në qoftë se ju sulmoni selinë e PD, PD do u përpiqet ju ashtu siç e meritoni.