“Mami shiste gjakun e saj për të na rritur ne”, mes lotësh Zamira tregon sakrificat

Zamira tregoi sakrificën mbinjerëzore të nënës së saj, e cila shiste gjak në mëngjes herët përpara se të nisej për të punuar në fermë.

Ndërsa kujtonte ato vite të vështira, Zamira tregoi mes lotësh se si e vogël ndihej e pafuqishme pasi në shtëpi nuk kishin as sheqer për t’i përgatitur një gotë ujë nënës së rraskapitur.

Ardit Gjebrea: Sa vite ke në Itali?

Zamira: Në Itali kam 33 vjet.

Ardit Gjebrea: Më trego pak për jetën në Shqipëri dhe pastaj për atë në Itali.

Zamira: Ne jemi një familje, dy prindërit dhe tre fëmijë: dy vëllezërit dhe unë. Prindërit ishin dy punëtorë të thjeshtë. Babi punonte në porto, kuse mami punonte në fermë. Me sakrifica…

Ardit Gjebrea: Si çdo familje shqiptare.

Zamira: Por megjithatë, u rritëm në harmoni me gjithë të mirat nga na shpitërore, sepse normale nga ana ekonomike dihet, kishte vështirësi.

Ardit Gjebrea: Kishte vëshitrësi! Madje me aq sa unë di, mami shiste edhe gjak apo jo?

Zamira: Po. Shkonte në mëngjes shiste gjak, vinte në shtëpi dhe ikte prapë në punë. Unë isha e vogël më vinte keq kur e shikoja dhe nuk kisha një gotë ujë me sheqer, që t’ia jepja. Nuk kisha sheqer në shtëpi.

Ardit Gjebrea: As sheqer në shtëpi nuk kishe?

Zamira: Jo nuk kisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT