Parku i Butrintit me sistem elektronik biletash

TIRANË- Parku Kombëtar i Butrintit do të jetë parku i parë në Shqipëri ku do të funksionojë sistemi elektronik i biletave. 

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, dhe AADF (Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit) kanë përuruar sot këtë sistem të financuar nga këto dy institucione. Parku Kombëtar i Butrintit është parku më i rëndësishëm në vend që tërheq gjithnjë e më shumë interesin e vizitorëve, veçanërisht atyre të huaj. 

Sipas MTKRS-së, ofrimi i AADF si një aktor shumë i rëndësishëm në ndihmë të përmirësimit të menaxhimit të Parkut të Butrintit, procesi i hartimit të planit të menaxhimit mjedisor të Butrintit dhe udhëzimi i përbashkët me Ministrinë e Financave për përdorimin e të ardhurave të Parkut të Butrintit nga vetë Parku, janë disa nga treguesit e një procesi që tashmë ka nisur për kthimin e Butrintit në një sit arkeologjik dhe qendër turistike ndër më të rëndësishmit në Mesdhe.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT