Edhe në Kosovë si në Shqipëri, paralajmërohet nisja e procedurës së shkarkimit të Thaçit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për shtyp lajmëroi se ka në dorë një dokument që vërteton se presidenti Hashim Thaçi ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës kur ai ushtronte detyrën e kreut të qeverisë dhe se do të nisë procedurat për shkarkimin e tij.

Ndërkohë edhe në Shqipëri kanë nisur procedurat për të shkarkuar kreun shtetit Ilir Meta, me vendin që prej javësh për përjeton një përplasje Presidencë-shumicë.

Kryeministri Kurti njoftoi kryeparlamentaren Vjosa Osmani se kishte kërkuar analizë ligjore të një marrëveshjeje sekrete të prillit të 2013-ës midis Thaçit, asokohe kryeministër dhe Sekretarit të atëhershëm të Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Me anë të kësaj marrëveshjeje, Thaçi në emër të Kosovës i dha KFOR-i të drejtën absolute të vetos mbi të gjitha misionet e ardhshme të FSK-së në veri të Kosovës, për një periudhë të paafatizuar.

“Duke marrë parasysh provat në dispozicion të Zyrës së Kryeministrit, si dhe dispozitat relevante të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ekzistojnë baza të mjaftueshme për të konstatuar ‘prima facie’ se presidenti Thaçi, gjatë kohës kur ishte kryeministër, ka kryer shkelje te rënda te Kushtetutës dhe se kryerja e këtyre shkeljeve justifikon inicimin e procedurës kushtetuese për shkarkimin e tij nga pozita e presidentit të Republikës së Kosovës”, thuhet në përfundimin e opinionit të Zyrës Ligjore të kryeministrisë.”, tha Kurti në konferencë për shtyp.

Kreu i qeverisë kosovare shpjegoi se “në nëntor të vitit të kaluar, një zyrtar i NATO-s më dorëzoi mua, në cilën time si kryeministër në ardhje i Kosovës, një kopje me një marrëveshje ndërkombëtare të arritur në vitin 2013. Marrëveshja e ka formën e një shkëmbimi të letrave ndërmjet kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe sekretarit të përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT