Breth: Decentralizimi, gurthemel i Marrëveshjes së Ohrit

Këmbimi i praktikave më të mira që dalin nga zbatimi trajnimit të këshilltarëve të porsazgjedhur është fokusi i diskutimit rreth tryezës së rrumbullakët që sot filloi në Shkup.

Pjesëmarrësit në diskutimin e organizuar nga OSBE-ja dhe Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) do të diskutojnë mbi programin trajnues për këshilltarët komunal në vitin 2009 dhe 2010 si dhe rekomandimet për këtë program që dolën në Raportin e OSBE për Vlerësimin të Ndikimit të Trajnimit. Pjesëmarrësit gjithashtu do të diskutojnë rreth aktiviteteve të ardhshme trajnuese për vetëqeverisjen lokale në shtet.

Si rezultat i programit të OSBE-së për ndërtim të kapaciteteve, anëtarët e këshillave komunale nga 82 komuna i rritë njohuritë e tyre mbi procesin e decentralizimit dhe financimit të pushtetit vendorë . Pjesëmarrësit në programin trajnues i përmirësuan shkathtësitë e tyre rreth punës me organet komunale dhe angazhimin e qytetarëve në vendimmarrje.

“Përfaqësuesit e pushtetit vendor luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e decentralizimit, që është gurthemel i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit,” theksoi Ambasadori Ralf Breth, shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, transmeton “Zhurnal”.

“Misioni i OSBE-së investon mund të madh për të zbatuar programe për administratën lokale dhe sidomos për zyrtarë të zgjedhur lokal që janë përgjegjës për vendimmarrje që e ndihmojnë mirëqenien e gjithë qytetarëve në komunat e veta”, ka shtuar Breth.

Nevzat Bejta, Ministër i Vetëqeverisjes Lokale, tha se “menaxhimi adekuat në nivel lokal kërkon një qeveri lokale demokratike, transparente dhe të përgjegjshme, që i përfshin qytetarët në vendimmarrje, dhe i zbaton ato vendime në mënyrë efektive nëpërmes të një administrate tejet profesionale dhe kompetente”.

Ky diskutim është pjesë e aktivitetit të Misionit të OSBE-së për ta përkrahur decentralizimin duke rritur kapacitetet në përputhshmëri me mandatin e saj ta vëzhgojë implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT