Karl Bildt në Kukës për vuajtjet e kosovarëve në 1999, por muzeut i kanë vënë drynin

Delegacioni i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, i kryesuar nga Karl Bildt vizitoi këto ditë Tiranën. Pasi bisedoi me krerët e shtetit shqiptar, Karl Bildt, diplomat dhe ish-kryeministër i Suedisë mori rrugën për në Kosovë, bashkë me anëtarët e tjerë të delegacionit.
Rrugës për në Kosovë, zyrtarët e huaj ndaluan në Kukës, më saktë në Muzeun Etnografik të Qytetit, i cili është ngritur në përkujtim të ngjarjeve të pranverës së vitit 1999, kur qindra mijëra kosovarë u dëbuan me dhunë nga forcat serbe.
Për habi të të gjithëve, derën e muzeut e gjetën mbyllur. Nuk dihet përse, paraditen e kësaj të enjteje, muzeut i kishin vënë drynin.
“Muzeu etnografik në Kukës në veri të Shqipërisë, fatkeqësisht është i mbyllur. Shumë i mbyllur”, shkroi në Twitter kreu i delegacionit të Këshillit të Europës.
Karl Bildt ka njohuri të mjaftueshme për tragjeditë që kanë ndodhur në Ballkan. Nga 1999 deri në 2001, ai ka shërbyer si i dërguari special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Ballkanin. Ka qenë Ministri i parë i Jashtëm që ka vizituar zyrtarisht Kosovën pas shpalljes së pavarësisë.
Me siguri ka dashur t’i tregojë më të rinjve në delegacion, fytyrat dhe vuajtjet e viktimave të genocidit serb, por ka gjetur një muze në prag të rrënimit, raporton Lapsi.al.
Pak kohë më parë, godina nisi të degradojë për shkak të lagështirës dhe duket se zgjidhja më e mirë që kanë gjetur autoritetet ka qenë t’i vënë drynin./ZgjohuShqiptar.info

NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT