Sela i heq tabelën në maqedonisht Muzeut të Strugës
Me vendim të kryetarit të komunës së Strugës, Ziadin Sela sot u hoq tabela e Muzeut të qytetit që ishte shkruar vetëm në gjuhën maqedonase. Arsyeja e vendimit ishte se kjo shenjë treguese ishte shënuar vetëm në gjuhën maqedonase.
Kjo shenjë treguese ishte vendosur nga drejtori i Muzeut nacional “Nikola Nezllobinski”, Sasho Cvetkovski, i cili është kuadër i VMRO-DPMNE-së.
Komuna ka theksuar se vendimi i tyre është i drejtë dhe kushtetues, pasi që nuk respektohet parimi i dygjuhësisë në komunën e Strugës. Kryetari i komunës ka bërë të qartë se çdo shenjë treguese në këtë komunë duhet të jetë në dy gjuhë shqip dhe maqedonisht.
Ziadin Sela paralajmëroi ngritjen e kallëzimit penal ndaj drejtorit Cvetkovski, për shkak të mosrespektimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe mosmarrjen e lejes nga komuna për vendosjen e këtyre tabelave treguese