“Kapshtica” pezullon punën nazistët grekë, protestë në kufi

KORÇE – Dogana e Kapshticës ka pezulluar punën prej një ore për shkak të një proteste që partia naziste greke “Agimi i Artë” është duke zhvilluar në anën greke të kufirit.

Për të shmangur përplasjen, autoritetet doganore shqiptare kanë ndërprerë punën dhe Drejtori i Kufirit, Ylber Zyberim ka diskutuar me homologët grekë për shkaqet e protestës.

Asnjë shqiptar nuk është lejuar të kalojë tokën shqiptare për të penguar konfrontimet. Forca të shumta policie të të dyja palëve po mbikqyrin situatën nga afër. Arsyet e protestës janë ende të paqarta.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
               Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT