Berisha plaçkit pasuritë e fundit, fal për 300 mijë lekë uzinën e Gramshit
Qeveria në ikje po plaçkit pasuritë e fundit kombëtare që kanë mbetur. Ajo po u jep me qira sekserëve të saj me çmime qesharake, uzinat, godinat shtetërore, objektet e Ushtrisë, spitalet etj. Pas grabitjes së Qendrës së Traumës pranë Spitalit Ushtarak dhe përvetësimit të parqeve dhe të zonave në mbrojtje, qeveria Sali Berisha po u turret uzinave dhe objekteve të tjera shtetërore. Kështu, qeveria ka vendosur të japë me qira edhe ish-uzinën e pilave në Gramsh me një sipërfaqe 5921 m2. Kjo uzinë do të jepet me qira për 20 vjet me një çmim qesharak. Pak ditë para dorëzimit të pushtetit, Berisha po nxitohet për të tjetërsuar dhe përvetësuar të gjitha asetet publike. “Në mbështetje të VKM nr. 529, datë 08. 6. 2011 «Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore» i ndryshuar, VKB nr. 18 date 25.04.2013 “Për miratimin e dhënies me qira te objektit”Objekti i ri” ndodhur ne “Ish –uzina e pilave, në pronësi të Bashkisë Gramsh, si dhe të ligjit nr. 8652 date 31.07.2000” Për organizimin dhe funksionimin e organeve të qeverisjes vendore”, neni 32,germa“e” njoftojmë: 1. Fillimin e procedurave për dhënien me qira, me anë të konkurrimit, të objektit”Objekti i ri” i ndodhur ne “ish-uzina e pilave” në pronësi të Bashkisë, me sipërfaqe të përgjithshme 5921 m2, të ndarë si më poshtë: Sipërfaqe totale ndërtimi -2440 m2. Sipërfaqe trualli funksional-3481 m2”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Ekonomisë. Sipas njoftimit, uzina do të përdore për aktivitete ekonomike. “Qëllimi i përdorimit të këtij objekti së bashku me truallin funksional do të jetë, zhvillimi i aktiviteteve ekonomike. Çmimi dysheme për fillimin e konkurrimit është 313 620 (treqind e trembëdhjete mijë e gjashtëqind e njëzetë ) lekë/muaj, e përllogaritur sipas VKM nr. 529, datë 08.6.2011 Kreu II. Afati i dhënies me qira të këtij objekti është 20 (njëzetë) vjet”, thuhet në vendim.
Objekte të tjera
Ministria e Ekonomisë ka njoftuar dhënie me qera edhe të objekteve të tjera. Rrethi familjar dhe politik i kryeministrit po tjetërson edhe Qendrën e Shërbimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit në Tiranë. “Në mbështetje të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe VKM nr. 529, datë 08. 6.2011 «Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontrata të tjera të pasurisë shtetërore» i ndryshuar, njoftojmë: 1. Fillimin e procedurave për dhënien me qira, me konkurrim të objektit: “Godina njëkatëshe, pjesa A”, me sipërfaqe 524 m2, prej nga 218 m2 janë sipërfaqe nen objekt dhe 306 m2 janë sipërfaqe funksionale, njësi në administrim të “Qendrës së Shërbimit dhe Administrimit të Mjeteve të Transportit”, Tiranë. Qëllimi i përdorimit të objektit do të jetë ofrimi i shërbimeve të ndryshme. Çmimi dysheme për fillimin e konkurrimit është 62.000 lekë/muaj. Afati i dhënies me qira të këtij objekti është 20 (njëzet) vjet”, thuhet në vendim.
Vlerësimi i ofertave
Në njoftim jepen sqarime edhe mbi kriteret për të marrë me qira objektin në fjalë. “Vlerësimi i ofertave të konkurrenteve do të bëhet sipas këtyre pikave: Investimi 10 pikë, Punësimi 10 pikë. Tarifa mujore e qirasë 80 pikë konkurrimi do të zhvillohet më datën 07.08.2013, në orën 1300, në Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Konkurrentët do të paraqesin para komisionit, në datën dhe orën e caktuar, dokumentacionin si vijon: Kërkesën e subjektit për marrjen me qira të objektit. Planbiznesin, ku të përshkruhen qëllimi i përdorimit, aktiviteti që do të zhvillohet, plani i investimeve dhe vlera e tyre e shprehur në lekë, plani i punësimit, afati i realizimit të tyre, etj. Ofertën për detyrimin mujor tё qirasë. Ekstraktin e regjistrimit të subjektit të lëshuar nga QKR. Ekstraktin historik të regjistrimit të subjektit të lëshuar nga QKR. NIPT-in e subjektit, fotokopje e noterizuar etj”, thuhet në njoftim.
Spitali Ushtarak
Sali Berisha po ikën nga pushteti duke marrë me vete spitalet, uzinat, pronat publike, plazhet, godinat shtetërore etj. Kryeministri në ikje, Sali Berisha dhe ministri i Mbrojtjes në detyrë, Arben Imami, pak ditë para largimit nga pushteti, kanë nisur zbatimin e projektit për copëtimin, përvetësimin dhe tjetërsimin e Spitalit Ushtarak. Në pamundësi për ta shkrirë dhe tjetërsuar të tërin menjëherë, Arben Imami dhe Sali Berisha kanë zgjedhur një rrugë tjetër, më të stërholluar dhe të kamufluar. Bëhet fjalë për grabitjen e Qendrës së Politraumës në Spitalin Ushtarak të Tiranës, qendër e cila do të administrohet për 20 vjet nga familjarët dhe sekserët e kryeministrit Berisha. Fillimisht, për të fshehur skandalin, Berisha ka ndryshuar statusin e kësaj qendra në datën 24.12.2012. Adriatik Doçi
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.