Shkupi hap Konsullatë në Durrës, Shqipëria injoron Manastirin
Maqedonia ka hapur një përfaqësi të saj diplomatike në qytetin e Durrësit. Me vendim të Ministrisë së Jashtme është hapur Konsullata e Nderit në qytetin bregdetar shqiptar. Konsull nderi u emërua Aleksandar Pilo.
“Qytetarët maqedonas dhe maqedonasit në Shqipëri kanë fituar edhe një qendër të tyre në Republikën e Shqipërisë, ku mund të drejtohen për çështje eventuale apo probleme me të cilat ballafaqohen. Me krenari po valëvitim flamurin maqedonas edhe në Durrës”, thuhet në një njoftim të organizatës “Ilinden”.
Nga ana tjetër, Shqipëria akoma nuk ka bërë hapjen e një konsullate apo në qytetin e Manastirit në Maqedoni. Me qindra kërkesa të shoqatës “Kongresi i Bashkimit” me seli në Manastir nuk kanë marrë përgjigje pozitive nga Tirana zyrtare. Kryetari i shoqatës “Kongresi i Bashkimit”, Fërgim Demiri ka apeluar se është koha e fundit që shteti të hapë konsullatë në Manastir, i cili konsiderohet si vatra historike e shqiptarëve.
“Ne kemi bërë disa kërkesa, por kemi marrë një përgjigje nga presidenti i atëhershëm, Bamir Topi se në të ardhmen do të shqyrtohet një nismë e tillë, ndërsa nga Ministria e Jashtme na kanë thënë se nuk mund të përballohen kushtet e funksionimit të saj”, theksoi Demiri.
Qeveria e re shqiptare sërish do të përballet me kërkesën e “Kongresit të Bashkimit” për hapjen e konsullatës shqiptare në Manastir, aty ku janë konsullatat e gati të gjitha shteteve ballkanike.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.