Nëna Suljote nga fisi i legjendar i suljotëve, ushqeu shqiptarët e arratisur nga burgu dhe u tregoi rrugën për në male

Dhimbje koke i ka shkaktuar autoriteteve greke lajmi se një nënë Suljote nga Epiri i ka mbajtur me bukë dhe udhëzuar shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikalës si të largoheshin në male!

Kur më shumë se 1.000 policë, njësi ushtarake, parashutistë, specialët e zbulimit dhe katër helikopter, marrin pjesë në kërkimin e grupit të shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikalës, të cilët akuzohen për më shumë se tre vrasje dhe me dhjetëra grabitje, surpriza vjen nga fshati legjendë krahinës së Sulit, me Suljotët legjendar.

Ku një nënë epirote, nga fshati Frosini i Sulit, ku dhe u zbulua motori i kuq të cilin kishin vjedhur të arratisurit, i kishte ushqyer dhe u kishte treguar rrugën se si ata të largoheshin në male.

Sipas një gazete të përditshme greke dhe dëshmive të bashkëfshatarëve të saj, epirotja e moshuar, mëngjesin e së premtes më 5 qershor 2013, shqiptarët e arratisur u gjendën para suljotes: “Vazhdon rruga për më tej?,” – e pyetën të moshuarën: “Nuk ka më rrugë për më tutje. Vetëm me këmbë mund të vazhdoni”, – iu përgjigj suljotja. “Mos të gjendet pak bukë?, diçka për të ngrënë?”, vijuan shqiptarët e arratisur. Menjëherë epirotja shkoi në shtëpi, u dha bukë, gjellë, madje u edhe të merrnin me vete duke u treguar se si të largoheshin për në male prej andej./alb-observer.com/

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT