Vritet komisioneri i LSI-së në QV, Rama e Meta: Berisha ik pa gjak nga pushteti
1245
22
majtës, Rama dhe Meta kanë dënuar ngjarjen e rëndë në Laç. Ata bëjnë
përgjegjës kryeministrin Berisha, i cili, siç thonë ata ka qenë të
paralajmëruar. Rama dhe Meta u shprehen se nuk do të lejojnë që këto
akte kriminale të manipulojnë rezultatin e zgjedhjeve.
dhe kam takuar disa mbështetës të lsi, të cilëta ishin sulmuar nga
banditë të PD-së. Po ashtu kam takuar drejtorin e Policisë së Lezhës dhe
drejtorin e Policisë së Përgjithshme, Burgaj dhe kam kërkuar që policia
jo vetëm të distancohet nga aktet e dhunshme, por të marrë masat për
mos derdhje gjaku. Policia është vënë në funksion të qeverisë në
funksion të manipulimit të zgjedhjeve.
bandit e me gjak nuk qëndron dot në pushtet, ne jemi këtu për të
shmangur incidentet. Sali Berisha nuk është më kryeministri i
shqiptarëve. Ai nuk do të qëndrojë në pushtet me gjak. Nuk i mbron dot
banditët e tij . ne kemi marrë të gjitha masat që në të gjithë
Shqipërinë të votohet”, tha Meta në Laç.
përfundimisht nga ky flirt i patolerueshëm me forcat kriminale dhe ta
ndajë policinë nga ky bashkëpunim duke e vënë në shërbim të qytetarëve
dhe zgjedhjeve. Është një domosdoshmëri, sepse e kemi hasur këto orët e
fundit një përpjekje të tillë, sepse ata e kanë kuptuar që edhe veriu do
të vendosë bashkë me pjesën tjetër të vendit për ndryshim. Fatkeqësish
ka pasur humbje jete të pafajshme. Por edhe tani që po flasim, policia
nuk është ende në krye të detyrës dhe forca kriminale me mbështetjen e
policisë së shtetit, janë hedhur në një operacion në orët e para të
mëngjesit.
pjesëmarrje, pjesëmarrje, pjesëmarrje pasi nuk ka asgjë që ndryshon
fatin e këtyre zgjedhjeve dhe jemi të vendosur e të organizuar kudo për
të mbrojtur çdo votë.
larguar nga kutitë qytetarër, për të diktuar një vullnet që është
minoritar dhe nuk mund t’i kundërvihet vullnetit të popullit shqiptar
edhe në radhë të gjata. Kudo nëpër Shqipëri kemi informacion se ka
derdhje të njerëzve, edhe këtu në Laç, edhe këtu në zonën e Kurbinit ne
do të garantojmë votën e popullit. Ju lutem qytetarëve të dalin
familjarisht në votim se nuk ka forcë që të ndalë votën e tyre,”- tha
Rama në Laç.
identifikuar edhe një i plagosur. Ai është vëllai i kandidatit për
deputet në Qarkun e Lezhës, Kastriot Fufi. Polica ende nuk ka arritur në
emra të atërorëve të ngjarjes së rëndë, të cilët dyshohet se janë dy.
pas është qëlluar me automatik. Dy autorët janë identifikuar dhe
shpallur në kërkim. Të plagosurit Mhill Fufi dhe Kastrioti janë
vëllezër. Nuk dihet ende identiteti i personit të tretë.
incidente. Deri në këtë orë, incidenti më i rëndë ka ndodhur më Laç, në
gjymnazin “At Shtefjën Gjeçovi” ku ka pasur të shtëna armësh.
Nga të shtënat e armëve brenda qendrës së votimit, ka ngelur i vdekur një person, ndërsa shënohen disa të plagosur.
Armando Prenga, kandidat për deputet në Qarkun e Lezhës, e konfirmon
ngjarjen. Viktima është Gjin Pjetër Gjoni, 52 vjeç komisioner i Lëvizjes
Socialiste për Integrim. Lajmin e ka konfirmuar edhe policia, ndërsa
sqaron se janë 3 të plagosur.
I plagosur edhe kandidati për deputet i PD-së, Mhill Fufi
Shkaqet e ngjarjes së rëndë ende janë të paqarta. Sipas
informacioneve të para ka qenë vetëm një person që ka qëlluar me armë.
Aktualisht është pezulluar procesi i votimit dhe gjithë komisionerët
janë shoqëruar në polici për të dëshmuar mbi ngjerjen.
Drejt Laçit janë nisur forca të RENEA-s. Nga Qarku i Lezhës do të dalin 7 mandate.
VIJON…
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.