Mbërrin në Rinas avioni me shqiptarët e bllokuar në Itali, do të karantinohen në Durrës

Më në fund ka mbërritur në aeroportin e Rinasit avioni me shqiptarët që ishin bllokuar në Itali, si pasojë e mbylljes së kufijve, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Me avionin e ardhur nga Roma, janë riatdhesuar 110 shqiptarë. Në pistë janë duke pritur edhe autobusët që do të bëjnë shoqërimin e tyre drejt hoteleve karantinë në Durrës.

Shqiptarët kanë paguar biletën 100 euro si dhe 7 euro në ditë për ushqimin e tyre. Qeveria ka mbuluar shpenzimet e fjetjes për 14 ditët e karantinës në hotel.

Kujtojmë që me planin e parë të riatdhesimit, janë kthyer në Shqipëri 1379 shqiptarë të bllokuar në Europë. Mëngjesin e sotëm u riatdhesuan nga Turqia 45 shtetas shqiptarë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT