Berisha gati dorëheqjen, Lulzim Basha lideri i ri i PD-së
Kryeministri Berisha pritet të japë sot dorëheqjen. Kreu i
koalicionit të djathtë, pas deklaratës së 23 qershorit pas mbylljes së
kutive të votimit, nuk ka bërë asnjë dalje publike në pritje të
rezultatit.
Sipas disa burimeve brenda PD-së për Ora News, Berisha pritet të
deklarojë humbjen në zgjedhje të koalicionit Aleanca për Mirëqënie,
Punësim, dhe Integrim dhe dorëheqjen nga posti i kryeminsitrit.
Ende nuk bëhet e ditur nëse Berisha do të largohet edhe nga drejtimi i
Partisë Demokratike, por sipas disa burimeve, vendi i tij do të zihet
nga kryetari aktual i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha.
Selia e Partisë Demokratike ka qenë dje në heshtje dhe i vetmi reagim
për pranimin e humbjes ka qenë një koment i deputetes së Fierit Mesila
Doda në Facebook ku ajo shkruan: “Kjo është dita më e vështirë për
militantët e PD pas vitit 97′. Të dashur militantë, simpatizantë të
PD….ditët e ardhshme do kemi mundësinë të reflektojmeëmbi këtë votë të
shqiptarëve. E vetmja gjë që dua t’ju them është që do jem me ju në çdo
ditë të jetës sime, dhe do kërkoj vetëm të risjellim parimet e shenjta
mbi të cilën ngritëm Partinë Demokratike të vitit ’90. Ne jemi dhe do
jemi forca që sjellim progres në këtë vend! Do jem me ju për risjelljen e
atyre parimeve që na bëjnë ta duam këtë vend të zhvilluar, demokratik,
europian!!! ,” përfundon mesazhi i Dodës në FB.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.