Elhaida Dani në “The Voice of Italy”, bën krenarë shqiptarët kudo në botë

Fitues i The Voice of Italy 2013, është Elhaida Dani. Këto kanë qenë fjalët magjike në skenën e spektaklit të madh dhe me të drejtë, cdo shqiptar ndjehet krenar me 20-vjecaren nga Shkodra që mrekulloi Italinë dhe Shqipërinë por jo vetëm. Elhaida Dani ka marre mese 70 per qind te votave ne raport me rivalin tjeter ne finale, Timothy Cavichini.

Janë eleminuar të gjithë dhe kanë kanë mbetur vetëm ata të dy. Elhaida Dani dhe Timothy Cavichini, janë dy konkurentët e fundit të The Voice of Italy që kanë mbetur në garë.

Mes atyre të dyve do të zgjidhet fituesi i spektaklit. Elhaida Dani ka arritur tashmë një fitore shumë të madhe, vëmendjen e shqiptarëve anembanë globit që janë ndjerë dhe ndihen krenarë për këtë shqiptare të talentuar që kaloi tej cdo pritshmërie e parashikimi.

Si e kujton Elhaida pjesëmarrjen e saj në “The voice”

Për pjesëmarrjen e saj në “The voice”, kujton natën e parë: “gjatë blind audition, kur të katër anëtarët e jurisë u kthyen nga unë, zgjodha Riccardo Coccianten sepse ishte idhulli im që e vogël; ndërsa këndoja, lutesha që ai të kthehej i pari, me zemër e kisha zgjedhur që më parë”. Është e lumtur për zgjedhjen e bërë dhe shprehet “Nëse kam arritur deri në finale, është edhe falë tij, e falë mbështetjes së publikut”.

Por duket se Elhaida i ishte trembur disi reagimit të publikut kur të mësonte se ishte shqiptare (por siç duket nuk kish marrë parasysh reagimin e qindra mijëra shqiptarëve që do ta mbështesnin këto javë): “Në internet lexohen lloj-lloj gjërash mbi shqiptarët, pata frikë mos suksesi im shtynte ndonjë të më sulmonte për origjinën time. Fatmirësisht nuk ndodhi kështu.

Elhaida Dani do të këndojë në finale këngën e re “When Love Calls Your Name”, të shkruar nga mësuesi i saj Riccardo Cocciante. Një këngë në gjuhën angleze, që nuk përjashton edhe ndonjë interpretim të saj në gjuhën italiane, që tani për tani përbën ndoshta pengesën e vetme në rrugën drejt titullit. “Kur erdha në Itali dija pak italisht. Por Riccardo Cocciante më bëri të ndihesha si në shtëpi. Ai është këngëtar shumë i ndjeshëm. Mësimi më i vyer që më ka dhënë këto javë është të mos mbaj për vete emocionet, por t’ia përcjell ato publikut”.

Sa më shumë persona të shkarkojnë këngën “When love calls your name” deri në orën 24.00, aq më shumë pikë do t’i jepen asaj sonte në finale. “The voice of Italy” në mbrëmjen e sotme do të shpall “Zëri më të mirë të vitit”, dhe emri më i përfolur nga mediat italiane është ai i Elhaida Danit. Deri tani 20-vjeçarja nga Shkodra ka kaluar më së miri çdo fazë të programit. Me zërin e fuqishëm dhe ëmbëlsinë e interpretimit të saj ka emocionuar anëtarët e jurisë dhe ka bërë për vete publikun e gjerë që e ka votuar në masë.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT