Përfundon takimi me Thaçin, Kurti: Jemi në hapat e fundit të arritjes së marrëveshjes për qeverinë e re

Pas takimit të shkurtër me presidentin e vendit, Hashim Thaçin, kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Albin Kurti dha një deklaratë për mediat.
“Do i propozojmë kandidatin tonë presidentit. Qytetarët e Kosovës duan në krye njerëz të devotshëm. Kam insistuar për takime sa më të shpeshta, nuk bëhet marrëveshje pa takime të tilla. Takimi me Thaçin, konsultativ, teknik, pa dalë në përfundime.
U refuzua oferta që unë bëra më datë 23 dhjetor, u zvarrit formimi i qeverisë. Unë do jem kryeministri i ardhshëm,zvarritja e qeverisë, kosto e shtetit. Nuk kam caktuar asnjë ministër nga LDK, kam lënë vend bosh për ta. Nuk dua të propozoj emrin e ministrit serb, pa patur emrat e propozuar nga LDK. Jam në komunikim me ata. Qytetarët kanë zgjedhur me 6 tetor, nuk besoj se duan sërish zgjedhje. Mendoj se me LDK-në në koalicion puna ecën më shpejt. LDK-ja, i vetmi partner i mundshëm për bashkëpunim. Jemi në hapat e fundit të arritjes së marrëveshjes për qeverinë e re. Viti 2020 është viti i Kosovës sepse populli e ka zgjedhur ashtu.”