Pirro Dhima: “Jepuni 400 euro pension vorioepiriotëve”

  • Deputeti Pirro Dhima i drejtohet ministrit Jani Vrucis. Zbardhet letra: “Minoritarët po çrrënjosen nga shqiptarët, pensioni është mjet për të përballuar problemet”

Plarent Shehu

-Deputeti i PASOK-t dhe ish peshëngritësi i kombëtares greke, himarjoti Pirro Dhima, i është drejtuar anë të një korrespondence Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale greke, Jani Vrucis, ku i kërkon që kjo ministri dhe qeveria Samaras të ndërmarrë një nismë të veçantë për trajtimin me pensione të të moshuarve në ‘Vorioepir’, bën me dije media greke. Sipas medias greke, Pirro Dhima nëpërmjet një letre zyrtare të lëshuar nga zyra e shtypit të tij, i drejtohet ministrit grek, Jani Vrucis, me një sërë pyetjesh, duke i thënë se qeveria dhe ministria duhet të ulë normën e viteve të banimit të përhershëm në Greqi pa kompromis, nga 20-vjet që është e sanksionuar në ligj. Deputeti himarjot Dhima i ka kërkuar Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale greke që të përfshijë po ashtu dhe kategorinë e grave minoritare greke që nuk përfitojnë pension për shkak se ligji thotë se vetëm njëri nga bashkëshortët e përfiton dhe jo të dy. Dhima ka kërkuar gjithashtu që qeveria greke të vendosë një pension tavan për të gjithë ata minoritarë grekë që përfitojnë dy pensione, një në Greqi dhe një në Shqipëri, duke propozuar shumën 400 euro në muaj. Ish peshëngritësi nga Himara, gjatë në letrën dhe pyetësorin që i ka dërguar ministrit grek Jani Vrucis, thekson se: “Mesa unë jam në dijeni, ‘vorioepirotët’ si homogjenë kanë të drejtën e një pensioni minimal prej (gati 300 eurosh), në qoftë se ata mund të provojnë se vendbanimi i përhershëm i tyre në Greqi është prej 20 vjetësh, dhe nuk marrin ndonjë pension tjetër nga ndonjë institucion i shërbimeve sociale në Greqi, ose jashtë shtetit grek. Përtej krizës ekonomike që ka prekur kryesisht shtresat e popullatës tonë me të ardhura të ulëta, ndërmjet tyre përfshihen padyshim dhe të moshuarit ‘vorioepirotë’ që jetojnë në Greqi. Minoriteti grek në Shqipëri, sot lufton për të mbijetuar në një mjedis armiqësor dhe për të parandaluar synimin e çrrënjosjes së tij nga shqiptarët. Në këtë kontekst, pensioni i sipërpërmendur i OGA-s që përfitohet, përbën për shumë familje ‘vorioepirote’ një mjet i rëndësishëm për tu përballuar me problemet shumë serioze ekonomike dhe sociale me të cilat ata përballen. Mirëpo kushtet dhe kriteret, e reja dhe të vjetra, të pensioneve që i referohem, e bëjnë jashtëzakonisht të vështirë të drejtën e dhënies për përfituesit. Qëndrimi si banor i përhershëm 20-vjeçar në Greqi, përveç se është shumë e vështirë të provohet me anë të dokumenteve të udhëtimit të asokohe kur ndodhi eksodi i emigracionit, është periudhë e gjatë dhe vepron në kundërshtim me dhënien e pensioneve të OGA-s në pjesa dërmuese të të moshuarve që përfitojnë atë. Për më tepër, shumë prej të moshuarve ‘vorioepirot’ përfitojnë nga shteti në Shqipëri pensione shumë të ulëta për vitet e punës që kanë bërë atje, ku në shumicën e rasteve, me sa jam në dijeni, nuk kalojnë as 100 euro. Në të njëjtin kuadër, për çiftet ‘vorioepirote’ ekziston gjithashtu një kufizim që, nëse e merr pensionin njëri nga bashkëshortët, nuk ka të drejtë ta marrë bashkëshorti tjetër, ku në rastet më të shpeshta është gruaja”, thuhet në komunikimin zyrtar të deputetit himarjot të PASOK-ut, Pirro Dhima. 
Tre pyetjet e Dhimës për Ministrin
1.A do të marrin një pension të veçantë të moshuarit ‘vorioepirotë’, për shkak të statusit të tyre të veçantë dhe të ulet periudha e vendbanimit të tyre në Greqi nga ajo që është sanksionuar në ligj, me qëllim që të lehtësojë marrjen e pensionit të tyre nga OGA?
2.Në rastin kur marrin një pension paralelisht nga qeveria shqiptare do të vendoset një tavan për pensionet progresive, ku me të drejtë, nuk do t’i kalojë 400 €?
3.A do të marrin një pension të veçantë të moshuarat ‘vorioepirote’ me qëllim që të marrë dhe ajo pensionin nga OGA, pavarësisht se merr apo jo pension bashkëshorti i saj?
Pensionet e Greqisë, minoritarët grekë vijojnë normalisht me pagesat

Normalisht kanë vijuar dje pagesat e pensioneve, OGA, për minoritetin grek në Shqipëri, për muajin shkurt, bëjnë me dije media greke. Pensionet e të moshuarve të minoritetit grek për muajin shkurt janë shpërndarë normalisht, ku janë paguar nga OGA, 767.798 pensionistë në gjithë Greqinë të cilëve u janë shpërndarë pagesat nëpërmjet llogarive personale bankare dhe tërheqjes nëpërmjet postave të ELTA në shtetin fqinjë, për të gjithë ata që kanë zgjedhur datën 1 shkurt për të tërhequr pensionin. Shpenzimet e përgjithshme për pagesën e pensioneve të muajit shkurt, nga organizmi i sigurimeve shoqërore në Greqi OGA për gjithë pensionistët në Greqi, vlerën totale e shpërndarë është  337.259.419,96 euro, ka njoftuar nëpërmjet një komunikate vet OGA. 
“Qëndrimi si banor i përhershëm 20 vjet në Greqi, është shumë e vështirë të provohet me anë të dokumenteve të udhëtimit të asokohe kur ndodhi eksodi i emigracionit”

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT