Nisin gërmimet për varreza të reja të ushtarëve grekë në 6 pika. Së shpejti në 696!

Gazeta Shqiptare ka zbuluar dokumentin që lejon nisjen e zhvarrimeve të ushtarëve grekë në 6 pika të tjera, në bazë të marrëveshjes së 2009 mes Shqipërisë dhe Greqisë për “kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarëve të rënë në luftë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke në vitin 1940-1941”. Pas 2 varrezave të para në Kosinë të Përmetit dhe në Bularat të Gjirokastrës, që patën reagime të forta për shkak të akuzave se po zhvarroseshin fshatarët shqiptarë për t’i shitur si ushtarë grekë, tanimë kanë filluar punimet në 6 vende për zhvarrimin e të rënëve. Por, ministria ka harruar të porosisë fshatarët të ruajnë varret e të parëve.

Gazeta ka mundur të sigurojë dje një letër të ministrisë së Mbrojtjes, drejtuar asaj të Brendshme (që për dijeni i është dërguar edhe ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Turizmit), ku e informon se punimet duhet të fillojnë në Prefektuat e Korçës e Gjirokastrës, respektivisht në Korçë (qytet qendër), në Kalivaç të Pogradecit, Hormovë e Peshtani në Tepelenë si edhe në Peshkëpi e Poshtme të Gjirokastrës.

Dy muaj më parë, sipas Balkanweb, në Parlamentin e Athinës zv/ministri i Mbrojtjes së Greqisë, Panajot Karabela, pati deklaruar se kërkimi për eshtra fillimisht do të kryhet në 6 vendet e para, duke lënë të nënkuptohet se kërkimet do të shtrihen mandej në 696 vende.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT