Korçë, OMONIA feston 22-vjetorin: “Krenar për kryepeshkopin Janullatos”

Organizata OMONIA ka festuar sot në Korçë 22 vjetorin e themelimit të saj. Ceremonia, ku ishte pjesëmarrës edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, nisi fillimisht me himnin shqiptar e më pas me atë grek. I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe deputeti grek i partisë Demokracia e Re, Estathis Kostandinidhis.

Gjatë fjalës së tij, kreu i OMONIA-s në Korçë, Ligoraq Karamelo, shprehu shqetësim për atë që e cilësoi si një valë e egër e frymës nacionaliste dhe që po godet minoritetin grek. Sipas Karamelos, minoriteti grek është krenar që në krye të Kishës Ortodokse është kryepeshkopi Janullatos.

“Cencusi cënoi identitetin etnik dhe fetar. Dënojmë këto veprime dhe nuk do heshtim por do flasim me zë të lartë. Ne jemi një faktor zhvillimi në rajonin tonë. Nuk mund të përballojmë sot këtë stuhi kundër nesh, duhet të jemi të bashkuar.”- deklaroi ai.

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cilësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Sipas tij, në Shqipëri ka politikanë që mendojnë se mund të minojnë marrëdhëniet mes dy vendeve për një grusht votash.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT