At Nikolla Marku dhe Kryepeshkopi Janullatos, akuza kundër njëri-tjetrit
Një “sherr” ka nisur mes At Nikolla Markut dhe Kryepeshkopit Anastas Janullatos, të dyja palët akuzojnë njëri-tjetrin se s’janë priftërinj të ligjshëm. Kanë qenë 11 priftërinj ortodoksë të Elbasanit, të cilët kanë sulmuar sot, At Nikolla Markun.
Priftërinjtë ortodoksë elbasanas dhe besimtarë të kishës së “Shën Thanasit” akuzojnë At Nikolla Markun për uzurpim të Kishës ‘Shën Maria’, e cila është një monument kulture me vlera të jashtëzakonshme.
Klerikët kërkuan ndërhyrjen e strukturave shtetërore për mbrojtjen e kësaj kishe, e cila sipas tyre po shkatërrohet nga një prift jo i ligjshëm, si At Nikolla Marku. Sipas tyre, At Nikolla Marku kërkon të fshihet pas retorikave nacionaliste boshe.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i At Nikolla Markut, i cili është bërë i njohur edhe për mbarë opinionin publik nga kritikat e vazhdueshme që lëshon për Kryepeshkopin Anastas Janullatos.
Ai shprehet se është një klerik i respektuar, ndërsa reagimin e 11 priftërinjve të kishës së “Shën Thanasit” ia atribuon Janullatosit.
“Se kuptoj që një plak si Janullatos po xhindoset kaq keq, por nuk kemi çfarë presim nga një uzurpator i tillë i kishës. E ka çuar ujin në mullirin e armiqve të ortodoksisë”, thotë ai.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.