“Me Shqipërinë jemi në luftë, kur të vijmë në pushtet do të çlirojmë Epirin e Veriut”

“Me Shqipërinë jemi në luftë, kur të
vijmë në pushtet do të çlirojmë me armë Epirin e Veriut”. Kjo është
deklarata që ka bërë deputeti i partisë ultra-nacionalist të Agimit të
Artë, Chris Pappas.
Deputeti grek ka bërë një deklaratë të tillë gjatë intervistës së dhënë për Artur Zhejin.
Mediet greke , të cilat raportojnë një
lajm të tillë, theksojnë se intervista do të transmetohet së shpejti në
televizionin “News24” dhe do të publikohet në “Gazetën Shqiptare”. Këto
mediet konsiderohet si “anti-greke”.
Mediet greke pretendojnë se në fakt
Pappas nuk ka thënë fjalë për fjalë këtë gjë por fjalët e tij janë
deformuar me qëllim keqinformimin e opinionit në Shqipëri.
Shqiptarët do t’i përzëmë nga Greqia”
Njihe armikun tënd. Në një intervistë
për “Shekulli-n”, Kristo Papas, i shërben më së miri këtij qëllimi. Kjo
nuk është forcë e re politike, as idetë e saj shoviniste dhe raciste.
Etërit e tyre bënë Megalidhenë vranë priftërinjtë që bënin meshat shqip.
Pasuesit monarkofashistët zbatuan planin dhe masakruan e përzunë çamët
nga trojet e tyre, sulmuan Shqipërinë më 1949.
Të bijtë e tyre vranë ushtarakët tanë më
1994 në incidentin e Peshkëpisë. Rreziku qëndron te fakti që
neonazistët janë parti parlamentare dhe ndikojnë sistematikisht në
politikat e qeverisë, nxisin tensionimin e raporteve mes dy vendeve.
Ekzistenca e këtyre nacionalistëve dhe e tezave shoviniste që cenojnë
sovranitetin dhe dinjitetin tonë, do t’i japë ushqim edhe nacionalizmit
shqiptar si një reagim i natyrshëm.
Kush është Papas, njeriu i shpallur
nongrata nga shteti ynë, ç’ka bërë kundër Shqipërisë, çfarë kërkon
partia e tij neonaziste në Shqipëri? Fillimisht, po ju themi se në dejet
e tij rrjedh gjak shqiptar. Të parët e tyre ishin heronjtë e
revolucionit grek dhe morën si dhuratë pabesinë. Nipërit e tyre kanë
humbur identitetin dhe nuk dinë ç’kërkojnë. Ndiqni intervistën, për të
kuptuar neonazizmin që po rritet te fqinji ynë jugor.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT