Shkup, Ambasada Shqiptare nis festimet për 100 vjetorin

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni ka nisur dje manifestimet për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë.

Shpalosja e një flamuri gjigant me sloganin “100 vjet pavarësi” ka nisur muaji festiv i nëntorit.

Ambasadori shqiptar Arben Çejku theksoi se ky muaj do të jetë muaj i festës kombëtare të shqiptarëve dhe se janë paraparë një sërë aktivitetesh.

“Ne kemi paraparë disa aktivitete në Shkup dhe këto do të vijojnë në bashkëpunim me Këshillin organizativ për shënimin e 100 vjetorit. Në kuadër të festimeve do të jemi përkrahë organizimeve në nivele të pushtetit lokal dhe me sektorin joqeveritar dhe shoqatat e ndryshme shqiptare”, deklaroi ambasadori Çejku.

Ai ka konfirmuar ardhjen e kryeministrit shqiptar Sali Berisha me rastin e manifestimit qendror më 25 nëntor në Shkup përmes një koncerti festiv dhe aktiviteteve të tjera kulturore dhe artistike.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT