Panariti: S’do të lejojmë më marshimet e nacionalistëve grekë
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë,
Edmond Panariti, i ka cilësuar të pajustifikuara marshimet e
nacionalistëve grekë në territorin e Shqipërisë dhe nga ana tjetër është
shprehur se këto sjellje nuk do të tolerohen më.

pajustifikuara ndërmarrjet e marshimeve të tilla, që të kujtojnë ato
marshimet e kohës së Luftës së Dytë Botërore, “Marshimin mbi Romë” etj.,
sepse normalisht janë të panevojshme. Natyrisht përkujtime të tilla
mund të bëhen fare mirë në Greqi dhe nuk ka nevojë të merren inkursione
të tilla brenda territorit shqiptar dhe aq më tepër duke mos kontaktuar
autoritetet e vendit fqinj, që është dhe një mosrespekt”, tha Panariti
gjatë një interviste për “ABC news”.
Ministri i ka kërkuar edhe njëherë
Greqisë, që “të mbajë nën kontroll formacionet ekstremiste, fashiste dhe
nacionaliste”, edhe pse në takimin me homologun grek Avramopulos i
ishte drejtuar një kërkesë e tillë.

“I bëjmë apel qeverisë greke të ketë më
nën kontroll grupet ekstremiste dhe për çdo lëvizje të grupeve të tilla
duhet të njoftohet Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së
Shqipërisë. Çështjet pezull nuk mund të zgjidhen në klimë tensioni. Nuk
do lejojmë më që pa leje formacione të tilla ekstremiste të bëjnë
marshime të tilla të pajustifikuara. Është më mirë që t’i parandalojmë,
sesa të prodhojmë një klimë tensioni”, ka deklaruar Panariti.

–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.