Rama në Itali: Fatura e tërmetit 1 mld Euro! Di Maio: Kam besim se do gjejmë zgjidhje

Fatura e dëmeve nga tërmeti nga llogaritja paraprake mund të shkojë një miliard Euro. Kështu është shprehur kryeministri Edi Rama gjatë takimit me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio.
“Raporti do të jetë gati për pak ditë por deri tani është përllogaritur rreth një miliard (euro)” dëgjohet të thotë Rama në momentin e pritjes nga Luigi Di Maio, ndërsa ministri italian shprehet se kjo shumë është e lartë, por shton se ka besim se do të gjendet një zgjidhje në Konferencën e Donatorëve.
“Një miliard?! Shumë. Por unë kam besim se në Konferencën e Donatorëve do ta gjejmë një zgjidhje”. “Po pikërisht për këtë dua të flasim”, shton Rama.
“Po patjetër” i përgjigjet Di Maio. Ndërkohë që temë e bisedës kanë qenë edhe hetimet për tërmetin, pas mbërritjes në Shqipëri hetuesve të GdF-së pak ditë më parë. Në takim, Di Maio e pyet nëse kanë ardhur dhe Rama i përgjigjet duke i thënë ‘Po, kanë ardhur’.
Në vizitën që po zhvillon në Itali, Rama është i shoqëruar nga Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.