Pilotët kroatë shpëtojnë ushtarët shqiptarë
AFGANISTAN – Pilotë të forcave kroate kanë shpëtuar 38 ushtarë nga vende të ndryshme të Ballkanit, të cilët ndodhen me mision në Afganistan.
Drama ka ndodhur në Kabul dhe erdhi për shkak të tensionit të krijuar nga potestat kundër filmit antiislam “Pafajësia e myslimanëve” që ofendon Profetin Muhamed, raporton gazeta kroate “Jutarnji list“.
Mes 38 ushtarëve që ishin nga Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina ndodheshin edhe ushtarë nga Shqipëria. Ata duhet të transportoheshin nga baza në Kabul për në bazën ajrore në Bagram, mirëpo baza në kryeqytetin afgan ishte vënë në shënjestrën e sulmeve të talebanëve.
Ushtarët ishin bllokuar në bazën e tyre dhe helikopterët e NATO-s nuk mund t’u vinin në ndihmë pasi e kishin të ndaluar me urdhër fluturimi për shkak të rrezikut që u kanosej. Për fat të mirë operacioni është mbyllur me sukses dhe ushtarët nga Ballkani u shpëtuan. Pilotët kroat kanë përdorur një helikopter afgan për të transportuar 38 ushtarët në bazën ajrore në Bagram.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.