Bukuria kushton… femrat shqiptare ‘veresie’ edhe tek parukierja

—-Nga Anisa Ymeri—-

Që ka shumë familje në Shqipëri, të cilat për të mbijetuar të vetmen zgjidhje kanë listat në dyqane, ky është një fakt kokfortë. Por ‘veresien’ shqiptarët duket se preferojnë jo pak edhe kur bëhet fjalë për shërbimet e luksit.

Bukuria kushton…ajo është edhe e lakmueshme shumë por jo të gjitha gratë shqiptare munden të përballojnë koston e një trajtimi në cilindo sallon bukurie apo parukeri lagjeje.

Megjithatë, një numër i konsiderueshëm femrash shqiptare nuk dorëzohen dhe e gjejnë një zgjidhje në mungesë të të hollave për të paguar trajtimin e flokut, të fytyrës e trupit, manikyr apo pedikyr. Zgjidhja është lista…!

Kjo ndodh jo rrallë në parukerinë e Besës, në një ndër lagjet periferike më të mëdha të kryeqytetit, në Laprakë, dita e punës të së cilës fillon në orën 8:00 të mëngjesit (ndodh edhe më heret) dhe përfundon kur të largohet klientja e fundit nga parukeria e saj, në orët e vona të mbrëmjes.

Asaj i ndodh të trajtojë për orë të tëra një kliente, duke nisur me flokët, për të vijuar më thonjtë, e për të përfunduar me pedikyrin…dhe në fund të mos paguhet për punën e saj. I duhet të mjaftohet me një buzëqeshje të klientes teksa i thotë “lekët do të t’i sjell pas 2 ditësh”. Besa tregon se raste të tilla ka jo pak.

“Kam shumë kliente që mund t’i quaj të përhershme të cilave si çdo femre ju pëlqen të jenë përherë në formë por nuk e përballojnë dot këtë shërbim dhe shkruajnë emrin në listë”-thotë Besa, e cila nxiton të theksojë se ka qenë e detyruar ta krijojë këtë listë për atë që e quan klientelë të saj.

Disa prej emrave të listës në parukerinë e saj, ajo i etiketon si ‘korrkete’ pasi e shuajnë emrin nga ajo listë për ta rishkruar sërish muajin pasardhës, por së paku paguajnë.

Por ka të tjera (dhe këto janë jo pak) që pasi kanë përfunduar trajtimin, thjesht janë zhdukur duke lënë emrin e tyre në listë, e përkrah tij 20 mijë apo 30 mijë lek të rinj borxh.

Ky nuk është një rast i izoluar ama. Një tjetër parukiere te “Komuna e Parisit”, kur e pyesim nëse ka nga ato kliente që në mungesë të parave për të paguar këtë shërbim luksi kërkojnë të shkruajnë emrin në listë, përgjigjet se ka dhe shumë madje.

“Është një pozicion pakës i sikletshëm ky yni-thotë Sara, një tjetër parukiere pasi përballemi me kliente të cilat hyjnë në parukeri, kërkojnë shërbimin, ne i shërbejmë dhe në fund përballemi me faktin që nuk kanë të na paguajnë e na thonë se do e bëjnë më vonë”. E lista si këto, janë të gjata konsiderueshëm thonë këto specialiste.

Lista është e gjatë konsiderueshëm…me emra nga më të ndryshmit të cilët zor se do të shuhen ndonjë ditë nga ai bllok, deri kur ai të vjetërohet e të përfundojë në ndonjë cep.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT