Shqipëria, vendi me më shumë vrasje në Europë. Noka: BE është më keq. E ka fajin media

Ministri i Brendshëm pretendon se në Bruksel e Paris ka lagje jashtë kontrollit të policisë. Kurse në Shqipëri, Noka thotë se kontrollohet 100 përqind e territorit. Lazarati nuk është në Shqipëri. Ministri tha se e ka fajin media që merret më shumë me lajmet e kronikës
Ministri i ri i Punëve të Brendshme, Flamur Noka, në një intervistë televizive, deklaron me bindje se niveli i kriminalitetit në Shqipëri është më i ulët se në të gjitha vendet e Bashkimit Europian.
“Sapo jam ulur në këtë karrige dhe mund t’ju jap një përgjigje të saktë. Nuk është rritur krimi në rrugë apo pjesë të tjera. Ne nuk futemi në vendet me kriminalitet të shtuar, por në një vend të sigurt. Çdo qytetar ndihet i sigurt në çdo cep të territorit,” tha Noka.
Në fakt nuk e dimë se ku i mbështet Noka këto fjali, por nëse iu referohemi të dhënave, gjendja dëshmon krejtësisht të kundërtën. Në një raport të vitit 2011 të Zyrës së Kombeve të bashkuara për drogat dhe Krimin (United Natios Office on Drugs and Crime, UNODC) thuhet se për nga niveli i vrasjeve  për numër popullsie, Shqipëria ka rekorde më negative se të gjitha vendet e BE-së. Gjithashtu, në raportin e Eurostat-it, ku përfshihen të dhënat për vendet e BE- së dhe EFTA-s, vendet kandidate dhe kandidatët potencialë për BE, e rendit Shqipërinë vendin e dytë për nga niveli i vrasjeve, i tejkaluar vetëm nga Lituania. Raporti i Eurostat-it i’u referohet shifrave zyrtare për vitet 2003-2009  dhe llogarit një mesatare prej 4.38 vrasjesh në vit për 100 mijë banorë.
Pavarësisht shifrave, ministri pretendon i bindur se në Shqipëri është i kontrolluar territori 100%. “Sot nuk ka zonë apo lagje asnjë centimetër të territorit të Republikës së Shqipërisë që nuk është i policuar dhe i sigurt. Në Europë ka lagje në Bruksel e Paris, që policia nuk i ka 100 % nën kontroll”, pohon ministri.
Ndërsa përsa i përket luftës kundër trafikut dhe kultivimit të bimëve narkotike, Noka foli për sukses të jashtëzakonshëm. “Shqipëria është tashmë thuajse jashtë vendeve ku drogat kalojnë  tranzit. Është në hartën e kultivimit, por po të shohësh statistikat, unë nuk dua të hyj të lexoj statistika, po sivjet edhe ju jeni dëshmitarë, se media ka pasqyruar gjithë punën e policisë. Sivjet mund të ketë reduktim të mbjelljes së  lëndëve narkotike , të paktën, afër 50%”, tha Noka.
Ai u shpreh optimist për zhdukjen e këtij fenomeni dhe shtoi se është pikërisht media ajo që krijon përshtypje të gabuara duke “gjuajtur” kronikën e zezë.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT