Sali Cifligbej Berisha lëshon Hienat e dhunës drejt Aleancës Kuq eZi

Nga: Erion GjergjiQë ditën që lindi Aleanca Kuq e Zi po i çjerrë maskën kësaj qeverie të kredhur kokë e këmbë në korrupsion. Si ç’do javë edhe sot Aleanca Kuq e Zi bëri një nga denoncimet e radhës në Stacionin e trenit të Tiranës. Aty ku 22 vjet nuk është investuar asnjë xhamë dritareje në vagonat e trenit. Aty ku punonjësit e këtij stacioni dhe gjithë hekurudhave të vendit janë prezent vetëm në letra dhe në datat e rrogave. Se në të vërtet përveç faturinos dhe makinistit që drejton një tren të viteve 45-së, asnjë tjetër nuk figuronë fizikisht në vëndine punës. Ama kur vjen puna që eprori i tyre jep urdhër, të gjithë gjenden aty, por jo për te orientuar dhe ndihmuar Kuqezinjte, por për ti dhunuar psikologjikisht, fizikisht dhe për të bllokuar denoncimin e rradhes të Aleancës Kuq e Zi. Eprori i tyre që si fillim prezantohet si shefi i komisariatit dhe më pas si drejtori i hekurudhës kërkonte me çdo kusht që të largonte me dhunë, kërkonte që kuqezinjtë të heshtnin.

Por pas gjithë kesaj dhune fshihen shumë afera korruptive që kjo qeveri po kryen. Pas tyre fshihen dhurata që kryeminsitri i vendit Sali Çifligbej Berisha po i planifikon për biznesmenët Grek, që të vetmin shpëtim ekonomik të vendit të tyre shohin të uzurpojnë portet dhe hekurudhat shqipëtare. Është shumë e thjeshtë për tu kuptuar përse ata janë kaq të interesuar për pasurit kombëtare shqipëtare dhe përse Çifligbeji yne Berisha kërkon me ngut tu fal këto pasuri kombëtare Greqise dhe Serbisë. E me e keqija që këto biznesmen fugurojnë të dënuara më parë për korrupsion në Greqi dhe Maqedoni.

Por Cifiligbej Berishës as që i ka interesuar vendi dhe pasuritë e ketij vendit, menaxhimi i tyre, rritja e GDP-së së vëndin tonë. Jo jo, këtij plaku manjak politik i intereson si e si ti tregoj popullit të vetë që Ai është i plotfuqishmi i vendit. Që Ai është pronari i këtij vëndi. Që Ai është perëndia e këtij vëndi dhe të gjithë duhet ti nështrohen ose në të kundërt të pret druri, të pret huri, të pret zjarri apo aksidentet e dyshimta qe ndodhin njerëzve që ngren zërin kundër tij.

Sali Berisha dhe hienat e tij sot i dhanë një mesazh popullit të vetë:
– Mos më denonconi, apo harruat ju që unë isha ai që ju rrënova të gjithëve në 97.
Por atë që kuptuam në të vërtet ne dhe të gjithë qytetarët e ketij vëndi ishte:
Se ka ardhur koha të dalim e të përballemi me këtë kriminel. Ka ardhur koha që këtij diktatori modern ti tregojmë vëndin. Ka ardhur koha mos të kemi frik nga presionet e një plaku me mendie te mplakur që popullin e vetë e shikon si armikun kryesorë dhe dita ditës po e gjunjëzon ekonomikisht dhe moralisht. Ka ardhur koha që të bëhemi të gjithë një trup demokratë e socialistë, myslimanë e të krishterë, të përballemi me këtë HIENE prej letre.

Shqiptarë kudo që jeni të bashkohemi, e ti tregojmë vendin këtij maniaku politik që po na kthen jo vetëm 97-ën. Që po na kthen diktaturën 45 vjecare që prindrit tanë e kuptuan, por teper vonë. Zgjohuni shqipëtar sot sa nuk është vonë, se me këto hapa kjo qeveri jo vetem Kuqezinjtë ka për të dhunuar, por të gjithë popullin e vet. Bashkohuni shqipëtarë të pastrojmë vendin nga Hienat nostalgjike të komunizmit, të cilët mendojnë se do të gjunjëzojnë dinjitetin e shqipëtareve

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT