Presidenti Nishani nis takimet zyrtare, e para në Kosovë

Foto Ilustruese

Presidenti i ri i vendit Bujar Nishani do i nis vizitat zyrtare duke nisur nga Kosova.

Siç informon noa.al, Kreu i Shtetit me ftesë të presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare më 30 dhe 31 gusht.

Kjo është vizita e parë e Presidentit Nishani që nga momenti i nisjes së detyrës, ndërsa më vonë pritet të mbahen të tjera në vende të Europës.

Bujar Nishani u zgjodh në postin e Kreut të Shtetit me 73 votat e mazhorancës, ku 2 kanë qenë të pavlefshme dhe një votë kundër, votim ku opozita nuk mori pjesë

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT