Braktisin Greqinë, kthehen në Shqipëri
Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi po braktisin përfundimisht shtetin helen si pasojë e krizës ekonomike që e ka përfshirë prej kohësh. Çmimet e larta, tkurrja e vendeve të punës, apo qiraja e lartë e banesave e kanë bërë jetesën e tyre të papërballueshme, aq sa i kanë detyruar ata të kthehen në vendlindje, për të rinisur një tjetër jetë.
Pika e kalimit kufitar të Kapshticës gjatë kësaj periudhe është tejet e ngarkuar me lëvizjen e emigrantëve, ndërsa mjaft familje i kane dhënë lamtumirën emigracionit ne shtetin fqinj. Emigrantët shprehen të shqetësuar për krizën greke që duket se po i le ata në një udhëkryq të madh.
Sipas të dhënave që disponon policia kufitare mësohet se vetëm gjatë muajit korrik janë kthyer përfundimisht në atdhe më shumë se 100 familje nga rrethe të ndryshme të vendit.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.