ARVANITËT ARBËRORË NJË POPULL I HARRUAR (FILM-DOKUMENTAR)

FILM DOKUMENTAR (DekoruaR me “Diplomë Nderi” nga M.K.R.S. Kosovë, Departamenti D.Ç.J.) 
REGJISOR: Lirio Nushi. 
SKENARI: Meriman Brahaj & Lirio Nushi. 
KOHËZGJATJA: 20 minuta. 
REALIZUAR: Me porosi të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve Kosovë, Dep. DÇJ. SPONSORIZUAR: nga M.K.R.S. Kosovë, Dep.DÇJ. 

Filmi i kushtohet historisë, kulturës dhe folklorit të tyre. Ai përshkohet nga personazhe të ndryshëm të cilët nxjerrin në pah me fjalët e tyre egzistencën dhe problematikën e arvanitëve-arbërorë të sotëm të Greqisë dhe Çamëve. Këngët e tyre të vjetra që burojnë të paktën para shtatëqintë viteve, të ruajtura prej tyre me fanatizëm janë një fakt i gjallë historik, janë vetë egzistenca e tyre, dhe na japin një emocion të gjallë të këtij folklori të pasur duke na treguar se arti burimor, folklori lujanë një rol të madh në vazhdimësinë dhe egzistencën e një populli duke i dhënë atij vlerat dhe forcën e një identiteti të gjallë të një kombi, prandaj dhe lind nevoja për një përkujdesje më të madhe për ruajtjen e kësaj trashëgimie kulturore, por natyrisht me një përkujdesje nga institucionet përkatëse shtetërore. E veçanta në to është besimi i tyre i fetar i cili në të gjitha këngët i përket kultit kristjan ortodoks, fakt i cili egziston edhe tek arbëreshët e Italisë dhe na bënë shpesh herë të pyesim veten pse sot shqiptarët kanë tre dhe jo një besim fetar sikurse shumica e popujve të botës. Jo se nuk dihet përgjigjia për këtë por është një problematikë që duhet të bëhet e njohur në një masë më të gjerë popullore dhe që na ndihmon të kuptojmë devijimet tona historike. Personazhe aspak të rastësishëm por të dekoruar me medalje ndërkombëtare dhe medalje të arta sikurse urdhri “Naim Frashëri i Artë” janë pjesë e këtij filmi dokumentar. Arvanitët në Greqi gjenden të vendosur aty ku janë zonat shumë pjellore, jo baltore dhe ATY KU JANË ZONAT E ANTIKITETIT GREK. VESHJA TRADICIONALE E BURRAVE-FUSTANELLA dhe VALLJA KOMBËTARE E GREKËVE SOT-VALLJA ÇAME I KARAKTERIZON ARVANITËT. Shumë të moshuar aravnitë në greqi nuk dinë greqisht, flasim vetëm gjuhën arvanite-arbërore. Gjuha dhe kultura e arvanitëve, egzistenca e këtij populli të harruar mund të mos humbasin vetëm me përkrahjen e shtetit grek dhe politikave kulturore për minoritetet, megjithëse arvanitët e quajnë veten autoktonë në Greqi dhe kjo është një pyetje që lë shumë për të diskutuar. Arvanitët ortodoks dhe arvanitët myslimanë (çamët), përbëjnë në vetvete një popoull me një origjinë të përbashkët-Pellazgët e lashtë që janë shqiptarët e sotëm.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT