Van Rompuy harron emrin e presidentes së Kosovës (VIDEO)

Atifete Jahjaga e Herman van Rompuy

Kryetari i Këshillit të Evropës, Herman van Rompuy, në një moment ia kishte harruar emrin presidentese së Kosovës, dhe par se të mbanin fjalimin ai i është drejtuar duke e pyetur “si e ke emrin e dashur”.

“What’s your name, dear?”, pëshpëriti Rompuy, para fillimit të konferencës për shtyp, teksa ai e Jahjaga gjendeshin pranë foltores në selinë e BE-së në Bruksel.

Kryetari i Këshillit të Evropës, Herman van Rompuy, nuk mundte ta kujtonte emrin e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, prandaj e pyeti se si quhet, para se të fillonte konferenca me gazetarë.

“Si e ke emrin, e dashur? “, pëshpëriti Rompuy.

“Jah-ja-ga”, përsëriti dy herë presidentja e Kosovës, ndonëse ata ishin takuar më herët.

Kjo është gafa e fundit në vargun e lëshimeve të tilla që kanë bërë zyrtarët evropianë muajve të fundit.

Incizimi është transmetuar nga televizioni interno i BE-së.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT