S’ka gazifikim për vendbanimet shqiptare

Parimisht i kontraktuar, por ende i parealizuar, marrëveshja për gazifikim trazoi reagime të shumta. Sipas OEMVP, gazi do t’i anashkalojë qytetet ku jetojnë shqiptarët, ndërsa me këtë Qeveria e ka shkelur Ligjin për zhvillim të barabartë rajonal. Kryetari i kësaj Ode, Menderes Kuçi thotë se me këtë vendim, të gjitha investimet e ardhshme do të drejtohen në Maqedoninë qendrore dhe jugore. Ndërsa zona e lirë në Tetovë dhe pjesa perëndimore e shtetit do të mbeten të zbrazëta. “Me këtë nënshkrim të marrëveshjes që u bë aktualisht, duke lënë në plan të dytë apo të tretë gazifikimin e këtij territori që bie në kundërshtim me atë se sa ne duam të tërheqim investitorë të huaj duke proklamuar gjithmonë dhe duke amortizuar çështje vetëm në aspekt politik, duke konsumuar se duam të zhvillojmë, duam thithje investimesh, ndërsa në mënyrë indirekte i refuzojmë investitorët e huaj, por jo vetëm të huajt edhe ato të vendit i dekurajojmë duke e dhënë një sinjal të qartë se Zona ekonomike e lirë që parashihet në Tetovë nuk mund ta sheh gazifikimin edhe tre vitet e ardhshme, që do të thotë se mund vetëm të ëndërrojmë për një zhvillim të rajonit. Shohim një politikë që është selektive kur është në pyetje faktori shqiptar për tu zhvilluar“ , tha Menderes Kuçi, kryetar i OEMVP.

Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, thonë se kanë bërë studim fizibiliti për pesë rrugët magjistrale. Sipas Ministrisë së Transportit, gazifikimi do fillojë nga Kleçkovca, do të vazhdojë në Kumanovë dhe më pas drejtë Shtipit dhe Kavadarit. Pas kësaj faze pason Kavadari, Prilepi dhe Manastiri. Në fazën e tretë bien Shtipi, Radovishi, dhe fshati Hamzali në Strumicë. Në fazën e katërt do të përfshihen Strumica dhe fshati Bogdanci e deri tek kalimi rajonal me Greqinë. Madje në fazën e pestë është parashikuar të ndërtohet aksi Shkup- Tetovë- Gostivar mundësisht të lidhet edhe Kërçova. Derisa nga OEMVP e kontestojnë marrëveshjen, nga OEM anëtare të së cilës janë kompani nga Maqedonia qendrore dhe jugore, e përshëndetën nënshkrimin e marrëveshjes mes ‘Gasprom’ dhe qeverisë maqedonase dhe asaj ruse. “Tash Maqedonia shfrytëzon vetëm 15 % të gazifikimit dhe pikërisht për këtë arsye paraqitet nevoja e madhe për ndërtimin e rrjetit të gazsjellësit që do ishte shkak për përdorim më të madh të gazit. E gjithë kjo do t’i ulë shpenzimet e kompanive ku burimet energjetike marrin shkallë të konsiderueshme në shpenzimet e tyre”, tha Daniela Mihajlovska, OEM. Ministri i Financave Zoran Stavrevski nga Nizhni Novogorod paralajmëroi se me nënshkrimin e propozim-marrëveshjes, vendi do të marrë livrim të sigurt të gazit më të lirë. “Jam i kënaqur që në afat shumë të shkurtë, arritëm nga pozita ku nuk ishim të paraparë aspak, të jemi pjesë e “Përroit Jugor”. Këtë e arritëm përmes kontakteve të shumta, përmes takimeve të shumta që i kishim të nivelit të lartë. Arritëm të marrim pëlqim nga Gasprom dhe qeveria e federatës ruse, që një krah i gazsjellësit të kalojë nëpër Maqedoni. Me këtë, zëvendës kryeministri tha se zgjidhet çështja e sigurimit me gaz i të gjitha gjeneratave, ndërsa për ekonominë e Maqedonisë ka një rëndësi të veçantë pasi do ta bëjë më konkurrente”, tha Zoran Stavrevski, ministër i financave. Ndryshe, për momentin gazi në vendin tonë është më i shtrenjti në rajon. Maqedonia për 1 mijë metra kub gaz paguan 490 euro. Bullgaria fqinje për të njëjtën sasi paguan 100 euro më lirë, apo 390 euro. Serbia për të njëjtën sasi paguan 360 euro, ndërsa Kroacia është më e lira në rajon, përkatësisht, për 1 mijë metra kub gaz paguan 304 euro.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT