Serbët në veri, të gatshëm “të hyjnë edhe në luftë”

Kreu i serbëve të Mitrovicës kërcënon me: “Ky është popull që, sa më shumë t’i bësh presion, aq më i fortë bëhet. I gatshëm të hyjë edhe në luftë, nëse presioni vazhdon”, ka thënë Pantiç.

MITROVICË – Rreth 400 veta kanë marrë pjesë në protestën e organizuar të hënën nga struktura politike dhe grupe kriminale serbe në veri të Mitrovicës dhe Kosovës, kanë njoftuar burime të gazetës elektronike www.presheva.com nga ajo pjesë e qytetit.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, kreu ilegal i komunës së Mitrovicës, Kërstimir Pantiç, ndër të tjetra ka theksuar se “serbët nuk dëshirojnë praninë e KFOR-it dhe të EULEX-it në veri, pasi që ata “kanë kaluar në anën e institucioneve të Kosovës”.

Sipas tij, serbët, pa marrë parasysh presionet që iu vijnë nga bashkësia ndërkombëtare – në këtë rast EULEX-i do të qëndrojnë aty. “Ky është popull që, sa më shumë t’i bësh presion, ai qëndron e bëhet më i fortë dhe është i gatshëm të hyjë edhe në luftë, qoftë edhe me qeverinë e vet, por edhe me bashkësinë ndërkombëtare, nëse presioni vazhdon”, ka thënë Pantiç.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT